Serbët e Kosovës protestë në veri të Mitrovicës kundër politikës katastrofale të Vuçiqit

Lajme

Serbët e Kosovës protestë në veri të Mitrovicës kundër politikës katastrofale të Vuçiqit

Nga: F. B. Më: 24 janar 2023 Në ora: 10:52
Mitrovica

Iniciativa qytetare ekzistenca serbe ka ftuar qytetarët nga e gjithë Kosova që të mërkurën me fillim në ora 15.30 të marrin pjesë në shëtitjen protestuese në shëtitoren në veri të Mitrovicës kundër politikës katastrofave dhe pranimit pa kushte të planit të marrëveshjes së evropiane për Kosovën, ka njoftuar “Danas” transmetojnë “Nova” dhe “Bota Sot”.

Kjo sipas tyre është shprehje e pakënaqësisë me politikën e bisedimeve dhe pranimin e planit nga presidenti i Serbisë Vuçiq.

Ftohen qytetarët nga të gjitha mjediset në Kosovë që të mërkuren me 25 janar me fillim në ora 15.30, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me procesin e bisedimeve rreth Kosovës nga Vuçiqi.

Me këtë rast organizatori ka renditur katër arsye të mëdha sipas tyre për protestë:

1. Politikën katastrofave të bisedimeve të Vuçiqit dhe pranimin pa kushte të marrëveshjes së re.

2. Kundër sulmeve të motivuara etnikisht ndaj serbëve.

3. Uzurpimin e pronës private të qytetarëve nga qeveria e Prishtinës përmes eksproproimit

4. Pranisë së njësive një etnike të policisë speciale të armatosura deri në dhëmbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat