“Kosova është humbur në 1999, me planin evropian nuk shantazhohet Serbia por Vuçiq”

Lajme

“Kosova është humbur në 1999, me planin evropian nuk shantazhohet Serbia por Vuçiq”

Nga: F. B. Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:19
Aleksandar Vuçiq dhe Ognjen Radonjiç

Profesori Fakultetit Fillozofik në Beograd, Ognjen Radonjiç ka vlerësuar se në tregimin rreth Kosovës dhe euro-integrimeve, Vuçiq është shantazhuar e jo Serbia.

"Ai është njeriu i shantazhuar dhe ai do bart atë tek ne, se na jemi të shantazhuar. A nuk janë ndal mori euro-integrimet? Na nuk bisedojmë për qasje në BE, kjo u ndërpre, njerëzit dhe populli do vuajnë? Jo, ai do të vuaj, ai ka problem, problem do kemi edhe ne po ai është i pari në listë", ka thënë Radonjiç duke komentuar Vuçiqin se nëse nuk pranohet plani për Kosovën ndërpriten integrimi dhe tërhiqen investimet, shkruan “Nova”, transmeton “Bota Sot”.

“Edhe de facto edhe de jure ne e kemi humb Kosovën në vitin 1999, formalisht pasi kemi hyrë në zgjedhje dhe në qeveri të Kosovës, tregimet se nuk do të pranojmë Kosovën, nuk keni çka të pranoni ajo është punë e kryer”, tha ai

“Problemi i Kosovës është zgjidh, ata janë shtet i pavarur, e tash vetëm duhet plotësuar formulën juridike për të pasur qasje në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, tha Radonjiç.

“Çështja jonë në lidhje me atë është përfunduar, ajo është me rëndësi për Kosovën, ky dërmim mundet vetëm të shpie në poshtërimin tonë”, precizoi ai.

Lidhur me sanksionet e mundshme, ai theksoi se kjo tash do ishin dukshëm më të rënda, sepse kontrabanda bëhet asokohe përmes Rumanisë e Bullgarisë e tash nuk mundet më.

“Mendoj se kur flitet për shantazhe të perëndimit ndaj Serbisë, mendoj se Vuçiq është i shantazhuar, ku me ditë çfarë kanë për te rreth krimit të organizuar, kujtoni rastin e Gruevskit në Maqedoni”, kështu që mendoj se Vuçiq është i shantazhuari.

Radonjiç tha se fjalimi i Vuçiq kaloi duke dëgjuar çka “ka në zemër e çka i bënë presion” e nuk morëm asnjë informatë.

Kemi humbur shumë kohë me marrëveshjen e Brukselit dhe për mos formimin e asociacionit kanë faj pala shqiptare por edhe ajo serbe, por okupimi media synon që të përgatis opinionin për vazhdimin e pushtetit qoftë edhe ndonjë ditë “para së gjithave tradhtuam vetveten si shoqëri”.

“Përmenden tradhtarët ...ju e humbët Kosovën në vitet 90-ta, ne tradhtuam veten si shoqëri, sjellim njerëz në pushtet dhe i mbajmë deri sa na shkatërrojnë, nëse ka tradhtuar dikush, e kemi tradhtuar veten dhe kjo që po na ndodhë është pasoja”, tha profesori.

Ai pyeti çfarë imazhi kemi në politikën e jashtme “veprohet gabim kur keqpërdoret populli ynë në Kosovë për të fshehur aferat brenda, këtu ndodhë shumëçka, krim i organizuar, kriminalitet, vrasje shantazhe, shtrohet çështja a kemi shtet juridik apo demokraci”.

“Me dekada kemi poshtëruar veten, nuk na ka poshtëruar perëndimi, sollëm veten në atë pozitë që perëndimi të përmbush interesat e veta.” Nuk arsyetoj perëndimin, por duhet forcuar kapacitet e këtij vendi, ata gjetën bisedues, për ata kjo është efikase, me gjasë e kanë shantazhuar, kanë ku bëjnë presion, paralelisht duke minuar kapacitet tona demokratike” tha Radonjiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat