Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, thotë se shteti i tij i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç, nuk bëri asgjë për të parandaluar situatën aktuale dhe presionet që po vuan Serbia për çështjen e Kosovës.
Sipas tij ai vetëm pranoi gjithçka – “duke e humbur Kosovën”.
Ndërkaq akuzave të Vuçiç-it se qeveria e kaluar e humbi Kosovën, duke iu referuar administratës së Tadiç-it, ky i fundit thotë se edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999, kompetencat e shtetit në Kosovë humbën, por edhe me Marrëveshjen e Brukselit Daçiç dhe Vuçiç “thyen pikën e fundit të rezistencës sonë kur është fjala për veriun dhe procesin e negociatave”.
“Nëse do ta kisha lënë veriun e Kosovës të shkojë, siç e kanë lejuar Daçiç dhe Vuçiç në marrëveshjen e Brukselit, do ta dobësoja pozicionin negociator. Filozofia ime politike është – ta zgjidhim problemin, të bëjmë një kompromis, të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për brezat që do të vijnë, jo vetëm për qeverinë ekzistuese”, theksoi Tadiç gjatë një interviste në N1.