Emisari Special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbia, Miroslav Lajçak ka takuar kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka treguar se me Daçiq ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE.” ka shkruar Lajçak.
Good to welcome Serbian Foreign Minister Ivica Dacic today in Brussels. We exchanged views about the Dialogue on normalisation of relations in the context of Serbia’s 🇪🇺 aspirations. pic.twitter.com/hGDT5zvgng
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023