Serbët në veri me protestë kundër Vuçiqit

Lajme

Serbët në veri me protestë kundër Vuçiqit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:20
Aleksander Vucic

Iniciativa qytetare serbe “Mbijetesa serbe” njofton se sot do të mbajnë  protestë në Mitrovicën e Veriut.

Në një njoftim, kjo iniciativë ka treguar arsyet e kësaj proteste, duke përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin thonë se ka një politikë të keqe pasi thonë se pranon pa kushtë marrëveshjen e re, të cilën nuk e kanë cekur cilën.

Protesta fillon në orën 15:30 në qendër të qytetit.

Po ashtu, thonë se janë kundër pranisë së zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat