Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, njoftoi se është pritur në një takim pune nga Admirali Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite.
Ai u shpreh se Admiralit Bauer ia përcolli mesazhin që Kosova është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugëtimin euro-atlantik.
Postimi i plotë:
Sot kam patur nderin e veçantë të pritem me nje takim të frytshëm pune në #NATO nga ana e Admiralit, Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee - NATO). Admirali Bauer është oficeri më i lartë ushtarak i NATO-s dhe njekohësisht edhe Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut-NAC.
Vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
Po ashtu duke marrë parasysh pozitën dhe rolin e CMC Admiralit Bauer në NATO, kemi percjellë mesazhin se Republika e Kosovës është e dëshmuar nder vite dhe ka vepruar me vendosmeri për të dhenë kontributin e saj shumëdimensional krahas aleateve dhe partnerëve për sigurinë dhe paqën edhe përtej rajonit, si dhe është e vendosur për rrugëtimin e saj euroatlantik dhe te avancimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.