Turqia dhe Serbia me marrëdhënie të shkëlqyera, Daçiq pritet të takohet me Erdoganin

Lajme

Turqia dhe Serbia me marrëdhënie të shkëlqyera, Daçiq pritet të takohet me Erdoganin

Më: 26 janar 2023 Në ora: 09:33
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shkuar për vizitë zyrtare në Turqi.

Daçiq do të takohet me krerët më të lartë të shtetit turk.

Fillimisht, Daçit pritet të takohet me kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu, ndërsa është planifikuar edhe një takim në Kuvendin e Turqisë me kryeparlamentwrin turk, Mustafa Sentop. Vizits e Daçiqit, siç shkruajnë mediat serbe, do të mbyllet me një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe Serbia vlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas një takimi të fundit me Erdoganin, ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat