Presidenti i Serbisë Vuçiq, që de fakto me vite është negociatori kryesor në dialogun me Prishtinën, nuk do vë nënshkrimin e tij në marrëveshje kur të arrihet, por këtë do ta bëjë kreu i qeverisë, shkruan “Demostat” transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.
Demostat thotë se ndërmjet rreshtave e paralajmëroi vetë Vuçiq në takimin me gazetarë lur foli për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. "Unë e di çka do të vendosi, por jo në emër të Serbisë. Në emër të Serbisë do të vendosin, kuptohet organet përgjegjëse shtetërore dhe eventualisht qytetarët, pasi në të kundërtën është shkelje e Kushtetutës së Serbisë” ka thënë Vuçiq.
E zakonshme dhe normale është marrëveshja nënshkruhet nga kryeministri sepse kjo del nga Kushtetuta ku qeveria është organ ekzekutiv që realizon politikën e brendshme dhe të jashtme të Serbisë.
Lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare sipas procedurës pas bisedimeve, miratohet teksti i marrëveshjes së pajtuar nga palët, pastaj secila vërteton marrëveshjen, ashtu që teksti nuk mund ndryshohet, por për të qenë valid duhet ratifikohet në Kuvend.
Te marrëveshja e Brukselit, marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri Daçiq me 19 prill 2013.
Disa ditë më pas me 2 prill, qeveria e miratoi nënshkrimin e parë rreth parimeve që rregullojnë normalizimin e raporteve mes palëve, ndërsa Kuvendi me 26 prill pas shqyrtimit miratoi raportin e qeverisë rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte pjesë e marrëveshjes në Bruksel.
Profesoresha e Drejtësisë Vesna Rakiç Vodineliç tha për Demostat se marrëveshja mes Beogradit edhe Prishtinës do zë ketë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas saj, politikën e brendshme dhe të jashtme të Serbisë e udhëheq qeveria, presidenti ka kompetenca të prezantoj Serbinë edhe bë vend edhe jashtë, por ajo shprehet se prezantimi dhe përfaqësimi nuk janë njëjtë.
"Është e qartë cili nen përcakton qeverinë si udhëheqës të politikës së brendshme dhe të jashtme, tek ne ka ndodhë që Vuçiq të marr përgjegjësitë edhe të organeve tjera përgjegjëse dhe nganjëherë edhe organeve të drejtësisë", tha ajo.
N[se respektohet Kushtetuta, marrëveshjen duhet nënshkruar kreu i qeverisë, por nuk përjashtohet mundësia që këtë ta bëjë edhe Vuçiq, apo ndonjë ministër, që autorizohet nga qeveria.
Ajo që tha Vuçiq se për marrëveshje mund të vendos edhe populli, nuk do thotë doemos të ketë referendum, kjo nënkupton se vendosin përfaqësuesit e popullit – deputetët popullor të Serbisë.
Sipas Rakiç Vodineliç, Kuvendi do duhet të deklarohet rreth marrëveshjes eventuale para nënshkrimit të saj, sepse është organi „më i vjetër” i pushtetit dhe qeveria duhet të sillet sipas udhëzimeve të saj.