Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbia e ka dhënë qëndrimin zyrtar sa i përket propozimin franko-gjerman që sipas tij është një qëndrim “i qartë dhe i përgjegjshëm”.
Daçiq ka thënë se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë dhe që diskutimet të bëhen në bazë të propozimit franko-gjerman, shkruan euronews.
Ndërkohë ka përmendur edhe vijat e kuqe të Serbisë që sipas tij është anëtarësimi i Kosovës në OKB.
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse kam pasur rastin të dëgjoj vlerësimet në Bruksel se Vuçiq është sjellë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, ndryshe nga Prishtina, dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të përpiqemi të ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare, por edhe ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq.