Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës sot përsëri proteston për mos përmbushjen e kërkesave së tyre nga Lista Serbe dhe Vuçiq 

Lajme

Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës sot përsëri proteston për mos përmbushjen e kërkesave së tyre nga Lista Serbe dhe Vuçiq 

Nga: F. B. Më: 28 janar 2023 Në ora: 09:39
Aleksander Vuçiq

Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës ka paralajmëruar se sot në ora 12.01 minuta do të organizoj protestë në veriun e Mitrovicës për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Lista Serbe dhe presidenti i Serbisë Vuçiq, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Administruesi i kësaj lëvizje Nebojsha Joviç ka deklaruar për mediet në veri të Mitrovicës se “protesta do mbahet tek lapidari i Llazarit në veri me fillim në ora 12.01 minuta.

Sipas tij kjo protestë do organizohet për shkak mosplotësimit të “kërkesave të tyre”, shkruan portali “Kossev.info”.

Joviç ka deklaruar se shkaku i thirrjes së protestës së re nga kjo lëvizje është fakti se Lista Serbe dhe Vuçiq nuk kanë përmbush kërkesën e tyre të parashtruara në protestën e 8 janarit për kyçjen e serbëve lokal në bisedimet ku zgjidhet fati i tyre.

Në protestën e shkuar pjesëmarrësit kanë shtruar kërkesë tek pushteti në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare dhe Beogradi për kyçjen e serbëve lokal në bisedime ku përcaktohet fati i tyre, tërheqjen e policisë së Kosovës nga veriu, mbyllja e bazave speciale dhe lirimi i serbëve.

Në atë protestë është kërkuar edhe përjashtim i gjykatësve shqiptar në proceset në të cilat gjykohen serbët, kthimin e sistemit policor dhe gjyqësor nën administrim të UNMIK-ut , formimin e institucioneve serbe dhe ndalimin e bisedimeve deri sa të plotësohen këto kërkesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat