Një shtetas nga Kosova, në kërkim nga autoritetet gjermane është arrestuar me qëllim ekstradimi në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana është vënë në pranga 45-vjeçari Armend Morina nga Gjakova, për të cilin drejtësia gjermane kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar.
Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 6 muaj burgi, për mashtrim dhe mbajtje e sendeve të vjedhura.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.