Policia po kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Shqiprim (Tomë) Dedaj

Lajme

Policia po kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Shqiprim (Tomë) Dedaj

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:55
Shqiprim (Tomë) Dedaj

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984 banues në rrugën "Pashko Vasa” në Gjakovë.

Ai po dyshohet se ka realizuar vjedhje të rëndë, andaj policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është: 

• Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984 banues në rrugën "Pashko Vasa” në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Vjedhje e rëndë” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur. 

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat