Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 52.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 37 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 9 persona.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,547 raste, kanë vdekur 3,203 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 292, njofton Ministria e Shëndetësisë.