Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka deklaruar se do t'u përgjigjet të gjithëve në seancën parlamentare për procesin e negociatave me Prishtinën, por vlerësoi se në atë seancë shumë vijnë jo për përgjigje, por për vetëpromovim.
Ai theksoi se, kur autoritetet u njohën me nismën franko-gjermane, "në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze" ai u ofroi partive parlamentare që të vijnë në konsultime për t'u treguar atyre të gjitha faktet dhe për t'u përpjekur që së bashku t'i qasemi zgjidhjes së problemit. .
“Ata kanë thënë, ose të paktën shumica prej tyre, se ne nuk jemi të interesuar, ne duam Kuvendin, duam të prezantohemi, duam fitore politike, nuk jemi aq të interesuar për Kosovën”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se është detyrë e tij të respektojë Kuvendin dhe theksoi se do të vijë në seancë dhe do të përgjigjet vetë “për të gjithë ju, duke e ditur se nuk po vini për përgjigje por për vetëpromovim”.