Thotë se deklarata e tij për Kosovën u keqkuptua, presidenti kroat: Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar

Lajme

Thotë se deklarata e tij për Kosovën u keqkuptua, presidenti kroat: Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka thënë se deklarata e tij për “ankesimin e Kosovës nga Serbia” mund të jetë keqkuptuar.

Të mërkurën, në një konferencë për media në Zagreb, ai ka thënë se Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj.

Lidhur me reagimet në Serbi ndaj kësaj deklarate të tij, Millanoviq ka thënë se tabloidët serbë nuk duhet të entuziazmohen nga qëndrimi i tij.

“Nuk jam dëgjuar me Vuçiqin. Është mirë që tani e ka kuptuar se fillimisht duhej ta studiojë deklaratën time. Sepse është e qartë se nuk ka reaguar në atë të parën. Mesazhi im për ekipin në Serbi… Tugjmani ka thënë se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë. Ka kohë që ajo nuk është më çështje e brendshme e Serbisë. Prandaj u them tabloidëve serbë “pa entuziazëm, ju lutem”. Dua që Serbia të shohë perspektivën e saj perëndimore. Serbia ka mbetur pa Kosovën. Ka mbetur pa të në luftë. Kosova është njohur. Unë shkoj përreth duke u thënë të tjerëve ta njohin Kosovën. Që Serbia të vijë në Perëndim, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar. Rusia po përpiqet diçka me Ukrainën dhe do të duhet ta njohë Kosovën. Serbia po i pengon Rusisë. Serbia do të duhet që disi ta njohë Kosovën dhe kjo nuk do t’i pëlqejë. Plani i Amerikës për Kosovën është i mirë. Unë do të doja që këtë ta bënte Brukseli, por ata nuk janë në gjendje”, ka thënë Millanoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat