Hill: Serbia tashmë e ka zgjedhur Perëndimin, lidhja me Rusinë po dobësohet dita-ditës

Lajme

Hill: Serbia tashmë e ka zgjedhur Perëndimin, lidhja me Rusinë po dobësohet dita-ditës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:18
Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd(SHBA), Christopher Hill, ka folur për riorientimin e Serbisë që sipas kryediplomatit të amerikan shteti serb është duke ja kthyer shpinën Rusisë për Perëndimin.

“Serbia tashmë ka vendosur të kthehet nga perëndimi dhe mendoj se është zhgënjyese për shumë serbë që procesi po zgjat kaq shumë,” ka thënë Hill për N1.

Më tej Hill ka thënë se është e rëndësishme që pala serbe t’i qaset planit të marrëveshjes evropiane me Kosovën në mënyrë konstruktive, pasi sipas tij kjo do të ndikojë në shpejtësinë me të cilën Serbia i afrohet Perëndimit.

“Shpresoj se rezultati i gjithë kësaj do të jetë një ritëm shumë më i mirë, më i shpejtë (i integrimit evropian)” ka shtuar ambasadori amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat