Dy protagonistët e show- it ‘’Big Brother Vip Albania’’ këngëtari, Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito mbrëmë kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Në mesin e entuziastëve për puthjen e Luizit dhe Kiarës duket të jetë edhe deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.
Mustafa, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka postuar foton e dyshes duke u puthur me një mbishkrim në formë tallje drejtuar kryeministrit, Albin Kurti.
‘’Le t’nënshkruan KM sonte çka të dojë, s’e merr vesh ‘kush’’, ka shkruar ai.
Ky postim i Mustafës është vërshuar nga komentete kritikuese, që kryesisht kanë qenë pro kryeministrit Kurti.