Oda e Fizioterapeuteve të Kosovës, të pakënaqur me Ligjin për Pagat, i janë drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për inicimin e procedurës së vlerësimit të Kushtetutshmërisë së Nenit 30 dhe shtojcës 9 të Ligjit nr 08/ L-196 për Pagat në Sektorin Publik.
Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës Feim Gashi tha se me koeficientin të cilin e ka caktuar Qeveria, fizioterapeutët janë diskriminuar dhe se për këtë po kërkojnë vlerësim të Kushtetueshmërisë sa i përket Ligjit të Pagave në Sektorin Publik. .
“Diskriminimi është se koeficienti nuk është vlerësuar në mënyrë korrekte dhe është bërë diskriminim për fizioterapeutët në krahasim me profesionistët tjerë shëndetësor. Nuk është marrë për bazë dhe niveli i edukimit.
Nuk është marrë për bazë fusha e edukimit të avansimit të fizioterapeutëve dhe nuk janë marrë asnjëherë për bazë ankesat e fizioterapeutëve dhe rekomandimet tona. S’kemi pasur asnjë përfaqësues, sa është bërë draftimi i Ligjit të Pagave.
Të gjithë fizoterapeutët janë të pakënaqur me koeficientit, për shkak se ka profesionistë të tjerë, të cilët janë me edukimin e njëjtë dhe janë me koeficient tjetër. Kurse fizoterapeutët me një koeficient shumë diskriminues dhe nuk janë marrë për bazë asnjë nga ankesat tona”, thotë ai.