“Perëndimi ka ndryshuar qasje ndaj Serbisë”, Daçiç: Asociacioni, parakusht për të gjitha parakushtet

Lajme

“Perëndimi ka ndryshuar qasje ndaj Serbisë”, Daçiç: Asociacioni, parakusht për të gjitha parakushtet

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:46
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, deklaroi se SHBA dhe Bashkimi Evropian, kanë ndryshuar politikën e tyre ndaj Serbisë pasi e vlerësojnë si konstruktive dhe përgjegjëse qasjen ndaj dialogut të Kosovës.

Daçiç tha se Perëndimi tani është pajtuar me dy vija të kuqe, çështjen e njohjes së Kosovës, pra çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe, siç tha ai, “një parakusht për të gjitha parakushtet” që së pari të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është diçka për të cilën realisht nuk kemi nevojë të diskutojmë apo negociojmë përsëri, sepse është diçka për të cilën ndoshta jemi pajtuar kur e kemi nënshkruar atë marrëveshje 10 vjet më parë”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Kryediplomati serb tha se gjëja më e rëndësishme gjatë vizitës së tij në Washington ishin bisedimet në Departamentin e Shtetit, me këshilltarin e lartë, Derek Chollet dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Këtu kam dëgjuar se shprehen pozitivisht për Serbinë dhe vetë thonë se qëndrimi i QUINT-it, përfshirë edhe SHBA-në, ka ndryshuar shumë në raport me këtë pozicionim të Serbisë, gjë që tregon se ka qenë një vendim i drejtë”, tha ai.

Presioni i SHBA-ve dhe BE-së është rritur kohët e fundit si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, të cilët po kërkojnë nga palët ta nënshkruajnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve, mirëpo ai prentendoi se s’ka më nevojë t’i bëhet presion palës serbe.

“Këtë duhet ta bisedojnë me Prishtinën që të pranojnë se po zbatojnë diçka që e kanë nënshkruar dhjetë vjet më parë. Pra, ky është një ndryshim i madh në qasje. Nuk ka dyshim që pozicioni ynë atje është i mirë, por temat për të cilat flasim janë të vështira dhe të bazuara në disa gjëra që mendoj se janë shumë të vështira për t’u diskutuar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat