Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në parlamentin serb ka akuzuar opozitarët se të njëjtit sipas tij, po i montojnë fotografi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
Vuçiq nxori fotografinë ku shihet krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një fotografi që ky i fundit e kishte bërë me ministrin grek të jashtëm, Nikos Dendias.
Presidenti Aleksandër Vuçiq komentoi sërish episodet e dhunës, ku nuk munguan as grushtet, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte një turp i madh për vendin.
“Duhet të fitoni me argumente, jo me dhunë. E patë sa të lumtur ishin Kurti dhe mediat e tij, kroatët dhe mediat e tyre”, u shpreh Vuçiq.