Situata mes Prishtinës dhe Beogradit vijon të jetë e tensionuar. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarë që palët të ulen e të dialogojnë duket se kritikat mes tyre nuk anë të ndalur.
Ka qenë presidenti i Srpska Milorad Dodik i cili ka reaguar me një lumë akuzash ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se është ky i fundit që vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan.
Sipas Dodik Kurti ka shmangur detyrimet ndërkombëtare duke shtrembëruar jo vetëm faktet e të tashmes, por edhe të së kaluar. Po kryeministri Kurti e ka bërë të qartë se qëndrimin e tij se rruga e Kosovës është drejt BE-së, ndërsa vendosi edhe gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por që nuk u pritën mirë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ndër të tjera Dodik vuri në dukje se Republika Srpska nuk u krijua si përgjigje e pakicës në BeH, por si përgjigje e njerëzve përbërës që kanë jetuar dhe do të vazhdojnë të jetojnë në atë zonë me shekuj.