E injoroi diskutimin për Kosovën, deputeti serb kapet duke shikuar film pornografik gjatë seancës së kuvendit

Lajme

E injoroi diskutimin për Kosovën, deputeti serb kapet duke shikuar film pornografik gjatë seancës së kuvendit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:49
Kuvendi i Serbisë

Deputeti i Partisë Socialiste në Serbi, Zvonimir Steviq, është xhiruar duke shikuar film pornografik në telefonin e tij derisa po mbahej seanca e kuvendit.

Ai shihet në një video të publikuar në Twitter teksa e ka vendosur telefonin nën tavolinë për të parë filmin derisa është diskutuar për Kosovën.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga SPS lidhur me pamjet e publikuara.


Steviq ka shërbyer si deputet në Parlamentin e Serbisë për gjashtë mandate.

Ai është shfaqur rrallë në publik kohëve të fundit. Dikur ai ishte gazetar në gazetën serbe “Jedinstva”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat