Rruga që s’përfundoi as pas 10 vjetësh, anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Lajme

Rruga që s’përfundoi as pas 10 vjetësh, anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Liburn Aliu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka anuluar kontratën për segmentin Milloshevë-Mitrovicë në kuadër të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Manxhuka e ka shpërndarë një raportim për anulimin e kontratës, duke thënë se kjo rrugë po merr kahjen e duhur.

“Pas rrugës Prishtinë-Podujevë edhe kjo rrugë po merr kahjen e duhur”, ka shkruar Manxhuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat