Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Mal të Zi, sot ka vizituar komunat e Tuzit dhe Ulqinit.
Ajo i ka falënderuar për mikpritjen dhe dashamirësinë.
“Ulqin dhe Tuz, faleminderit për mikpritjen dhe dashamirësinë! Kënaqësi e veçantë të vizitoj dy komuna kaq të afërta me qytetarët tanë dhe vendin tonë.
Mbetemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët duke synuar kultivimin e vazhdueshëm të raporteve të veçanta ndërnjerëzore”, ka shkruar Osmani.