Aksidenti i rëndë mbrëmë në Drenas, ky është 19-vjeçari që mbeti i vdekur

Lajme

Aksidenti i rëndë mbrëmë në Drenas, ky është 19-vjeçari që mbeti i vdekur

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:49
Viktima është Andrit Gjeli

Një 19-vjeçar nga Drenasi ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Çikatovë të Drenasit.

Viktima është Andrit Gjeli, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra si pasojë e aksidentit.

“Ju njoftojmë se sot më 08.02.2023 nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë më i dashuri ynë – Andrit Halim Gjeli. Për varrimin do ju njoftojmë në orët në vijim. Thellësisht e pikëlluar Familja Gjeli”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia po heton rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat