Ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç duke folur për propozimin franko-gjerman rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës, tha se ai është papranueshëm në formën si është prezantuar në medie. Kjo, pasi përmbajtja e dokumentit edhe më tutje është sekret. "Nëse heshtur pranohet që Kosova të hyj në OKB si parasheh ai dokument, është relevante a e njeh formalisht ose jo Serbia Kosovën si shtet të pavarur ose jo, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.
“Paragjykoj se Vuçiq e pranon propozimin, kush dëshiron atëherë hyrjen në BE? Kush do votoj për hyrjen në BE e cila shantazhin Serbinë? Ne tash kemi më pak se 50 për qind mbështetje të BE-së, mendoj se Vuçiq ka më pak forcë se unë, sepse unë i thash jo Merkelit”, tha Tadiç.
Borel para samitit me liderët e vendeve të BE-së deklaroi se “koha është për punë konstruktive” – propozimi evropian është në tavolinë dhe ftoi Vuçiqin e Kurtin në Bruksel, kur të jenë gati.
Sipas Tadiçit, plani bart me vete edhe nj rrezik, që pas dhjetë viteve “ të vij një gjeneratë hakmarrëse” dhe të votoj për politikën më të keqe dhe për luftë, ndërkohë që shumë të rrezikshme e vlerësoi deklaratën e ambasadorit rus Harçenko se statusi i Kosovës do përcaktohet pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
Serbia sot kur bëhet fjalë për Kosovën është në pozitë më të keqe se në kohën kur ishte ai president, andaj propozimi në formën e prezantuar n medie nuk duhet pranuar. Në kohën ton[ ne kishim institucione shtetërore në veri, që u hoqën nga Vuçiq, Nikoliç e Daçiq me marrëveshjen e Brukselit dhe praktikisht pranuan sistemin e pavarësisë së Kosovës edhe në veri.
Regjimi i Vuçiq ka më shumë kredibilitet ndërkombëtar sepse lëshoi pe në ato që unë nuk lëshova – në takimin asokohe me Merkel, më herët këtë e pat bërë Gjingjiç me letrën dërguar drejtuesve të vendeve perëndimor, pas të cilës hyri në konflikt me ta dhe kërkoi kthim të policisë edhe ushtrisë në Kosovë.
Pata propozuar të dalim me planin tonë, por Koshtunica donte një autonomi substanciale, ne kishim planin katër pikësh dhe kishim biseda të qeta prej nga u pranua që kishat edhe manastiret mos të jenë nën juridiksionin e Prishtinës.
“Ishim të gatshëm të përpiqemi, nuk pranuam atë që pranuan Vuçiq, Daçiq e Nikoliç” tha ai, ndërsa duke fol për ngritjen e çështjes përmes GjND-së, duke vlerësuar vendimin si të turpshëm dhe të pabazuar në drejtën ndërkombëtare.
Sipas Tadiçit, institucionet e Prishtinës ishte të përkohshme si grup joformal nuk ishin faktor i drejtës ndërkombëtare andaj nuk ka shkelje të drejtës ndërkombëtare- vendimi i tillë dy-kuptimore me vendimin e mëhershëm të ShBA-ve për pranimin e pavarësisë së vetëshpallur e ka shndërruar botën në vend të rrezikshëm për jetë, vlerësoi ai.
Tadiç ka nënvizuar se hapësira manovruese e Serbisë. Kurrë nuk ka qenë e madhe dhe në atë moment zgjidhja e vetme ishte adresimi në GjND ose konflikti i ri me NATO-në.