Ndërsa ditët e fundit ka pasur shumë debate brenda kuvendit të Serbisë e zyrtarëve serbë në lidhje me Kosovën, në një postim të bërë së fundmi, drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq i është drejtuar ashpër kryetarit të Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, duke i bërë edhe një pyetje interesante.
Përderisa fillimisht e ka lavdëruar presidentin serb, duke thënë se, “Kosova nuk është anëtarë e OKB-së falë luftës së fortë të presidentit Vuçiq”, Petkoviq më tej ka shtuar se po të pyetej Jeremiq, ai do t’i shtronte Kurtit edhe tapetin e kuq.
Ai më tej ka shkruar se Jeremiq nuk duhet të flakë meritata e të tjerëve, por duhet të japë shpjegim “pse Kurti e falenderon çdo ditë?”
Тзв. Kосово није члан УН само захваљујући снажној борби председника @avucic да то спречи.
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 11, 2023
Да се @jeremic_vuk питао, до сада би Kуртију и црвени тепих постављали.
Зато нека се не кити туђим заслугама, него нека објасни зашто му се Kурти свакодневно захваљује? pic.twitter.com/Km2EEyES9H
“Pra, le të mos flakë meritat e të tjerëve, por le të shpjegojë pse Kurti e falënderon çdo ditë?”- ka shkruar Petkoviq në Twitter.