I dërguari special i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, ka deklaruar me një postim në “Twitter” se përshëndet faktin se Kosova ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, implementimi i të cilës ju mundëson përfitime me rëndësi të dy palëve, ndërkohë nga BE kanë paralajmëruar takime me Kurtin edhe Vuçiqin, edhe pse Vuçiq hedh poshtë mundësinë e shkuarjes në Bruksel, duke theksuar se asociacioni është kusht i të gjitha kushteve, transmeton “Bota sot”.
Chollet këtë e tha me rastin e njoftimit se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti.
“Bisedova me kryeministrin Kurti dhe ne përshëndesim vendimin e Kosovës ç[r pranimin e propozimit të BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE- tash është e nevojshme implementimi që do siguroj përfitime për të dy palët”, tha Chollet.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, ka ftuar të dy palët, pa precizuar datë ndërkohë që paralajmëroi ardhjen e liderëve brenda pak javësh. Burime nga Brukseli kanë thënë se BE po shqyrton 6 kushtet e vendosura nga Kurti rreth asociacionit të komunave.
"Kemi marr në konsideratë komentet nga kryeministri Kurti rrteh asociacionit, të shprehura në punën e Kuvendit lidhur me bisedimet rreth formimit të asociacionit dhe propozimit të palëve – BE është e gatshme që në takimet e ardhshme të mundësojë bisedime për asociacionin” ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Ndërsa, Vuçiq ka deklaruar se formimi i asociacionit është kusht o të gjitha kushteve "Unë kam thënë nuk e kam problem shkuarjen, kur thërrasin dhe nuk do refuzoj bisedimet, por nuk shoh kuptim, vetëm nëse shkoj për turizëm dhe të them se kishim takim të mirë, ata duhet të dinë ajo që shkon para të tjerave e ky është asociacioni, të tjerat janë pa lidhje, tentoni të më bindni në që diçka që nuk e pranoj”.
Ministri i mbrojtjes së Serbisë, ka thënë se bisedimet po vështirësohen nga incidentet e motivuara etnike, sipas tij, ndaj serbëve të Kosovës.
"Situata është e tensionuar dhe e paparashikueshme, nuk dihet çka mund të pasojë pas hapave të njëanshme të Prishtinës. Ne kemi pas sulme thuajse çdo ditë, kjo do komplikoj akoma ma shumë bisedimet për vendosjen e paqes e stabilitetit në rajon”, tha Vuçeviç.
"Për shkak të arrestimeve edhe incidenteve, serbët kanë braktisur institucionet dhe nuk do të kthehen derisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për asociacionin", ka thënë nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiç, pas kthimit nga Uashingtoni.