Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i është nënshtruar një operimi në palcën kurrizore.
Kjo u bë e ditur nga Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, i cili është edhe mik i Dugollit.
“Në spitalin shtetëror të Prishtinës, shoku Enver kaloi edhe një sfidë në përballjet e shumta jetësore.
Falë duarve të arta të neuro-kirurgut, dr. Faik Qosja dhe ekipit të tij të mrekullueshëm, ai me sukses kreu ndërhyrjen kirurgjike në palcën kurrizore.
I urojmë mjekët për këtë sukses, e Enverit i urojmë shërim të shpejtë! Të shkuara e të harruara!”, tha Syla.