Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim sot ka dërguar ankesë në Universitetin e Prishtinës për profesorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli.
Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci ka thënë se ankesën e ka dërguar te kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti.
“Mas dy vjetve luftë me lloj lloj metoda, e dërgum ankesën e fundit (proceduralisht) në Universitetin e Prishtinës për plagjiatorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli. Ankesa u dorëzu te Kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti i emërum nga ministrja Arbërie Nagavci. Kërkum që masa qesharake për “mosmentorim të temave të diplomës” të përmirësohet dhe zavendësohet me masën disciplinore sipas Nenit 8, paragrafit 1.10. të Rregullores: “ndërprerje të marrëdhënies së punës”, ka shkruar Gjinovci.
Ai tha se nëse nuk merret masë ma e fuqishme ndëshkuese, komprometohet i tanë sistemi arsimor dhe integriteti akademik i universiteteve publike, dhe përgjegjës për këtë do të jenë rektori, kryetari i Këshillit Drejtues dhe ministrja e Arsimit.