Krerët e bashkësive më të mëdha fetare në Kosovë, janë takuar në prani edhe të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Peshkopi i Dodë Gjergji, kryemyftiu Naim Tërnava dhe peshkopi Teodosije Shibaliq, në bazën Film City të KFOR-it në Prishtinë, kanë pasur një takim të përbashkët.
Me një postim në Facebook të publikuar nga KFOR-i, shkruan se takimi u bë me qëllim për të promovuar rolin e udhëheqësve fetarë në forcimin e paqes.
“Gjenerali Ristuccia theksoi rëndësinë e të gjitha komuniteteve fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe sigurimin e unitetit përballë provave që kërcënojnë të përçajnë edhe më shumë. Fetë nuk janë probleme, por pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë më harmonike”, shkruan në njoftim.
Aty theksohet se Ristuccia është shprehur se fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni.
“Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç thuhet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, shkruan në postim.