Një 12-vjecare nga komuna e Leposaviqit ka vdekur pas një aksidenti teksa po skijonte në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Ardian Grazhda njëri nga menaxherët e Qendrës Skijimit, tha se ajo ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në Spitalin e Mitrovicës.
“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë por nuk e kanë ndal aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.
Bëhet e ditur se vajza 12-vjecare është e nacionalitetit serb.