Vuçiq: Do shkoj në konferencën e Munihut që Kurti të mos bëjë çfarë të dojë atje

Lajme

Vuçiq: Do shkoj në konferencën e Munihut që Kurti të mos bëjë çfarë të dojë atje

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 22:21
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku do të bisedojë me shtetarët më të rëndësishëm të botës.

“Na pret një periudhë e vështirë, të premten do të jem në Munih ku do të bisedoj me shtetarët më të rëndësishëm të botës. Janë takime të vështira, por duhet të shkoj që Kurti të mos bëjë çfarë të dojë atje”, thekson Vuçiqi.

Kujtojmë se Vuçiqi iu drejtua qytetarëve mbrëmjen e sotme pasi ekstremistët në një protestë në qendër të Beogradit tentuan të hyjnë në Presidencë dhe e kërcënuan me jetë atë.

“Ju i quajtët ata demonstrues pro-rusë. Nuk e di nëse janë pro-rusë, por e di që janë anti-serbë, sepse bëjnë gjithçka kundër popullit të tyre. Për të dashur dikë tjetër, së pari duhet të doni njerëzit tuaj. Ne kemi emocione të thella ndaj Rusisë dhe popullit rus, ne jemi i vetmi vend që nuk kemi vendosur sanksione. Ndryshe nga ata, unë kam bindje, nuk kam nevojë që dikush nga Wagneri të më përkëdhelë mbi supe”, tha presidenti serb.

Ai u tha qytetarëve se mund të flenë të qetë dhe se shteti do t’i mposhtë të gjithë ekstremistët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat