Vuçiq takohet me Blinkenin, flasin për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Lajme

Vuçiq takohet me Blinkenin, flasin për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 20:22
Anthony Blinken dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në hapje të Konferencës së Sigurisë në Munich.

Vuçiq bëri të ditur se me Blinken folën për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, teksa tha u konfirmuan edhe përmirësimet e marrëdhënieve dypalëshe në mes Serbisë e ShBA-së.

Kujtojmë se më herët, Vuçiq u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron e Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në Konferencën e Sigurisë do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat