Blinken deklarohet pas bisedës me Vuçiqin

Lajme

Blinken deklarohet pas bisedës me Vuçiqin

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:31
Antony Blinken dhe Vuçiq

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Ajo që ra në sy ishte vlerësimi që ShBA ia bëri Vuçiqit për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës, ndonëse kjo e fundit është një nga shtetet e vetme në Evropë që s’iu është bashkuar sanksioneve të BE-së dhe ShBA-së ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Blinken bëri të ditur se me Vuçiqin folën edhe për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

“Edhe ne ndajmë dëshirën e Serbisë për të ardhmen me BE-në’, shkroi Blinken.

Kujtojmë se në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat