Ambasadori i Serbisë në Poloni është bërë temë e mediave në shtetin fqinj. Por jo për punën e tij.
Ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së tij.
Nebojsha Koshutiq, ambasador i Serbisë në Poloni, u bë yll në mediat serbe, për shkak të një fotoje gjatë ceremonisë së prezantimit të letrave kredenciale te presidenti i Lituanisë ditë më parë.
Veshja e tij është komentuar edhe nga qytetarët serbë në Twitter.