Klubet e Federatës së Notit të Kosovës protestojnë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ora 10:00)
Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takojnë bordin e RTK-së. (Kuvendi, salla N10, ora 10:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C301, ora 11:00)
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban takimin publik mbi proceset e shpronësimit në veri të Kosovës. (Kolegji Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)