Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë, ku një grua e moshës 74-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është Shehide Fazliu, e cila u gjet pa shenja jete para disa orësh. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Media mëson se viktima ka jetuar e vetme dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.
Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.