Analisti serb nga Kosova: Kurti mbron shqiptarët në baza etnike, por refuzon Asociacionin në baza etnike

Lajme

Analisti serb nga Kosova: Kurti mbron shqiptarët në baza etnike, por refuzon Asociacionin në baza etnike

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 17:03
Ogonjen Gogiq

Analisti serb nga Kosova, Ogonjen Gogiq, e ka quajtur hipokrite qasjen e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklarimet e tij se Asociacioni nuk duhet të ketë qasje mono-etnike.

Sipas tij, këto deklarata të Kurtit janë “cinike, kontradiktore dhe jobindëse,”

Ai për Kosovo-Online u shpreh se platforma politike e Kurtit bazohet në ekskluzivitetin etnik, prandaj Kurti mbron “të drejtat etnike të shqiptarëve”.

“Qëndrimi i Kurtit për këtë çështje është shumë selektiv, dhe për këtë çështje tingëllon cinik kur thotë se Kosova është multietnike dhe pastaj vetë shprehet se 90 për qind e popullit i përket etnisë shqiptare. Kurti nuk mund të pretendojë të drejta në baza etnike dhe pastaj t’u thotë serbëve se nuk u jep të drejta në baza etnike,” – vazhdoi z. Gogiq në fjalën e tij.

Më tej, analisti argumentoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe tregonte edhe përmes emrit se ato komuna nuk ishin të populluara vetëm nga banorët etnikë serbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat