Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë mashtruar viktimën, femër kosovare, duke i kërkuar para për ta punësuar.
Rasti ka ndodhur më 17 shkurt në lagjën Emshir, rreth orës 17:00.
Policia bën të ditur se viktima kishte transferuar në llogarinë e të dyshuarit 350 euro.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.