Analisti politik serb Dushan Janjiq tha sot se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të informojnë publikun se çfarë do të diskutojnë me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb.
Duke thënë se Vuçiq nuk duhet të shkojë në Bruksel nëse nuk flitet për Asociacionin, Janjiq tha se në këto dy-tre ditë do të duhej të pasonte ndërhyrja e vendeve të “pesëshes së madhe” për të përcaktuar agjendën në Bruksel, duke iu referuar Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Rumanisë e Qipros.
“Nëse nuk flitet për Asociacionin në Bruksel, kjo do të rrisë ndikimin rus në Serbi. Vuçiq do të shpallet tradhtar sepse tha se nuk do të shkojë në Bruksel nëse Kurti nuk e “dorëzon” Asociacionin. Kurti e pengon dialogun duke mos pranuar formimin e Asociacionit, kurse Vuçiq duke lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është në kundërshtim me parimet e planit europian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Janjiq, shkruan Danas.
Analisti ka shtuar se Vuçiq ka tri mundësi.
“Vuçiq nuk ka mundësi që askush nga qeveria serbe të mos shkojë në Bruksel. Mund të shkojë në Bruksel, por të mos e shohë Kurtin. Këtë herë, Vuçiq me të drejtë të plotë mund të kërkojë që Borrell dhe Lajçak të bëjnë punën e tyre. Borrell më herët kishte thënë se gjithçka ishte gati për një takim trepalësh, gjë që sipas deklaratës së Kurtit nuk ishte e vërtetë. Ata duhet t’i shpjegojnë publikut serb se cila është truku”.