Dy efektivët e policisë malazeze të cilët dhunuan politikanin Petraq Milo, janë arrestuar ditën e sotme.
Sipas mediave malazeze dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan pedagogun dhe politikanin e njohur shqiptar, janë tashmë në pranga.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar.
Ndërsa një ditë më parë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë dhunën ndaj tij.