Analisti serb, Branislav Kërstiq ka komentuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se Amerika nuk e lejon themelimin e një të tilli pa qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kërstiq e ka quajtur Kosovën, foshnje e shtetit amerikan, duke thënë se ata nuk e lejojnë që serbët ta bosnjëzojnë Kosovën.
“Kosova është foshnje e DASH-it, por amerikanët janë duke u insistuar për Asociacionin, ai me siguri nuk bëhet me kompetenca ekzekutive. Amerikanët nuk e lejojnë me bosnjëzu Kosovën. Dikush në Prishtinë nuk kupton, a në pushtet a në opozitë unë s’e akuzojë askënd. Amerikanët garantojnë që Asociacioni bëhet në atë mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Amerikanët nuk përcaktojnë afate, deri në korrik të vitit të ardhshëm do të kemi dy shtete të përfunduar; Kosovën si shtet i pavarur dhe Serbinë poashtu sepse pa i përcaktuar kufijtë e saj nuk mundët të aplikojë në organizata ndërkombëtare.”, ka thënë Kërstiq.
Tutje, analisti serb ka komentuar edhe vendet të cilat se njohin Kosovën duke folur për mundësinë e njohjes nga to pas marrëveshjes me Serbinë.
“Spanja dhe Rumania nuk pranon kurrë pavarësinë e Kosovës edhe nëse pranon Serbia, sepse e dimë problemet që ka Spanja me Kataloninë dhe Rumania me Moldavinë. Greqia është më afër, është diku në rrugë, për Sllovakinë larg jemi.”, ka thënë ai.