Me nderime të larta ushtarake u varros sot nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter Shtabor Shefki Pajaziti, në vendlindjen e tij në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë.
Për të bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë, morën pjesë familjarë, miq, shokë, udhëheqës komunal dhe kolegë të FSK-së.
Në emër të komandantit të FSK-së dhe të gjithë ushtarakëve fjalën e mori Komandanti i Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore nënkolonel Avni Kiqina, me këtë rast shprehu ngushëllimet për familjen, miqët, shokët, bashkëluftëtarët dhe kolegët, njëherit vlerësoi lartë punën dhe kontributin e Shefkiut të dhënë për atdheun” Udhëtimi jetësor i Shefkiut është një histori e veçantë e një njeriu i cili gjatë gjithë jetës së tij ishte i përkushtuar në sigurimin e ekzistencës dhe funksionimit të shtetit të Kosovës.
Ky përkushtim më së miri pasqyrohet përmes veprimtarisë së tij duke u bërë pjesë e tri fazave më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës: UÇK,TMK,FSK”.