Para nisjes së takimit trepalësh në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si ndërmjetësues, Vuçiq ka dërguar një mesazh për popullin serb.
Vuçiq, në mesazhin e tij në rrjete sociale, ka falënderuar të gjithë ata që i besojnë lidershipit të tij.
“Faleminderit të gjithëve që i besojnë lidershipit të shtetit të tyre dhe që besojnë ne do ta bëjmë më të mirën për shtetin tonë”, ka shkruar presidenti serb.
Takimi trepalësh ka filluar në ora 17:00.
Pas takimit të përbashkët, pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.