Edhe qeveria serbe deklarohet për takimin e djeshëm në Bruksel, Bërnabiq po e kërkon me ngulm Asociacionin

Lajme

Edhe qeveria serbe deklarohet për takimin e djeshëm në Bruksel, Bërnabiq po e kërkon me ngulm Asociacionin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:27
Qeveria

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha sot se Asociacioni i Komunave Serbe tani duhet të jetë në të njëjtën faqe dhe theksoi se besueshmëria e BE-së qëndron në zbatimin e saj.

“Për sa i përket integrimit në BE, bashkëpunimit rajonal dhe një rajoni të qëndrueshëm dhe paqësor, pika numër një është sigurisht dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në këtë moment, Asociacioni duhet të jetë me të vërtetë në agjendë,” tha Bërnabiq, duke shtuar se Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është nënshkruar në vitin 2013.

Bërnabiq përkujtoi se së shpejti, më 19 prill, bëhen 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit.

“Gjashtë pika në Marrëveshjen e Brukselit i referohen Asociacionit dhe besueshmëria e BE-së tani qëndron në zbatimin e Asociacionit, formimin eAsociacionit dhe më pas mund të vazhdojmë përpara”, tha Bërnabiq në hapjen e konferencës rajonale “Integrimi euroatlantik I Ballkanit Perëndimor, perspektivat – Ballkani Perëndimor, bashkëpunimi transatlantik dhe shoqëria civile”, ku foli për dy synimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat