Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sërish në Instagram pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel, duke thënë se është pastru pesë herë që ngë mëngjesi.
Vuçiq në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi ku ndër të tjera ka treguar se nuk ka kohë të pushojë dhe se që nga mëngjesi është larë pesë herë.
“Kur bën sikur nuk je i lodhur, por në dhjetë minuta ke detyrime të reja. Dhe kështu deri në fund të ditës... Besoj gjithmonë te puna, energjia dhe përkushtimi. Po shkoj për larjen e pestë që sot në mëngjes dhe po shkoj në Prokop.” – ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Kujtojmë se Vuçiq ka bërë thirrje që sonte do të flasë për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të hënë në Bruksel.
Kurti e Vuçiq e “puthën” propozimin e BE-së që parasheh normalizimin e marrdhënieve mes dy shteteve.