Deputetja e Partisë Demokratike serbe: Me propozim fitojnë vetëm Vuçiq dhe Kurti

Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike serbe: Me propozim fitojnë vetëm Vuçiq dhe Kurti

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:27
Tatjana Solldatoviq Manojlloviq

“Vuçiqi kurrë nuk ka bërë deklaratë më të thatë pas takimit në Bruksel sesa mbrëmë”, ka thënë deputetja e Partisë Demokratike Tatjana Solldatoviq Manojlloviq për radion serbe “Radio Kim”, duke theksuar se presidenti serb nuk ka pasur kohë të angazhojë mediat kujdestare me të cilat ai menaxhon.

Megjithatë, tabloidët tashmë mëngjesin e sotëm po e shpallin Vuçiqin fitues. E që ai padyshim është. Serbia humbi por Vuçiq fitoi. "Serbia mori një propozim absolutisht të pafavorshëm me të gjitha pikat, ndërsa Vuçiqi mbetet në pushtet, gjë që është më e rëndësishme për të”, ka thënë Solldatoviq Manojlloviq, duke komentuar takimin e djeshëm në Bruksel.

Përveç Vuçiqit këtu fiton edhe Kurti, është e bindur deputetja e Kuvendit të Serbisë sepse siç thotë ajo, me këtë ata blejnë kohë për t’i mbajtur karriget e tyre.

“Marrëveshja është padyshim jashtëzakonisht e pafavorshme për Serbinë, është shumë e favorshme për Kosovën, nga teksti i propozimit nuk shihet se i njihet apo konfirmohet asnjë e drejtë dhe interes i Serbisë në Kosovë”. Në anën tjetër, shqiptarëve të Kosovës u jepet mundësia që të anëtarësohen në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në. Një marrëveshje në të cilën njëra palë merr gjithçka dhe tjetra nuk merr asgjë, nuk mund të quhet fitore”.

Ajo beson se Vuçiq dhe regjimi i tij nuk janë në gjendje të ruajnë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë. "Vuçiq nuk e shfrytëzoi mundësinë nga Marrëveshja e Brukselit për të përmirësuar dhe forcuar pozitën e Serbisë në negociata, por u përpoq të forcojë pushtetin e tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat