Me t’u kthyer në Beograd, Vuçiq takohet me Dodikun për dialogun me Kosovën

Lajme

Me t’u kthyer në Beograd, Vuçiq takohet me Dodikun për dialogun me Kosovën

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:46
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot ka pritur në takim presidentin e Republikës Srpska të Bosnje Hercegovinës.

Temë e tyre ishte dialogu i zhvilluar dje me Kosovën, siç njoftoi vetë Vuçiq në Instagram.

“Gjithmonë një bisedë miqësore me presidentin e Srpska, Milorad Dodik.

Jemi dakord për shumë projekte dhe e informova presidentin Dodik për dialogun e Brukselit. Gjithashtu, Presidenti Dodik më informoi për situatën në Republikën Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë. Rroftë Serbia dhe Srpska”, ka shkruar Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat