MEPJ: Nuk ka informacione për shqiptarë të përfshirë në aksidentin tragjik në Greqi

Lajme

MEPJ: Nuk ka informacione për shqiptarë të përfshirë në aksidentin tragjik në Greqi

Më: 1 mars 2023 Në ora: 10:09
Greqi

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës në Greqi ku një tren udhëtarësh që u përplas me një tren mallrash në dalje të Larisas dhe më pas doli nga shinat. Kathimerini shkruan se numri i viktimave ka shkuar në 36. Ndërkohë 85 persona mbetën të plagosur. 66 të plagosur ndodhen ende në spital, 6 prej të cilëve në gjendje kritike.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njoftoi mëngjesin e së martës se deri më tani nuk ka ende informacion për shqiptarë në radhët e viktimave apo të plagosurve si pasojë e aksidentit.

” Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greqi nga përplasja e dy trenave. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve!“, thuhet në njoftim.

Ministria e Jashtme informoi se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat